Berisha: Miq, ne kemi një problem themelor psikologjik dhe sigurisht duhet të jenë filozofët dhe historianët ata që duhet të japin përgjigje.
Cili është ky problem? Ky problem është se e para, ky kapitull, kjo histori, kjo letërsi, nuk është në piedestalin që meriton edhe sot e kësaj dite.
E dyta, ne u rikthyem në një diktaturë të re, por një gjë duhet të mos harrojë asnjëri prej nesh, se gjithçka në ‘44-‘45-ën filloi me fjalën. Filloi me fjalën e lirë dhe u shtri pastaj në liritë e tjera.
Vazhdoi me fjalën e lirë.
Sot në Shqipëri kërcënohet fjala e lirë çdo ditë e më shumë. Sot censura është një realitet i pamohueshëm në propagandën e atyre që quhen mediat kryesore.
Lavdi Zotit që janë mediat sociale dhe portalet, të cilat nuk pranojnë censurën, nuk lejojnë censurën.
Por, më thoni mua, a nuk ka një analogji midis firmës që vë skulptori Kristaq Rama për të varur në litar poetin Havzi Nela, me firmën që vë për të varur në litar TikTokun.
Enver Hoxha bëri në dekret, ndalohen të gjitha librat e publikuar para vitit 1944.
Skulptori, 37 vite më parë, firmosi të varet një poet.
Pasardhësi firmos të varet TikToku.
Po çfarë ndodh me ne?
A kemi ne vetëdijen e plotë për këtë që po ndodh? Jo, nuk e kemi.
Pse ne nuk e kemi? Në qershor të vitit 1991, Xhim Bejker më shtroi një pyetje: Sali, tha, a u përmbys komunizmi. Po, i thashë unë, por mbetjet i ka shumë toksike zoti sekret.
Dhe kjo e mbetjeve toksike, unë u them ju të vërtetën, nuk e thashë se bëja një parashikim në mënyrë profetike, por e shihja të gjithë propagandën që na bënin, unë e kisha fjalën për të gjithë ato reagime të përditshme që bënin me të gjithë propagandën.
Por ky është një realitet shumë i hidhur.
Sot, kjo u bë realitet edhe në vendin e lirisë, kjo u bë realitet i frikshëm shumë.
Eksponentë, politikanë të shquar, flisnin për censurën me aq lehtësi.
Gjigantë të medieve sociale, krenarisht vendosën censurën. Po, po, thanë, duhet ta kontrollojmë.
T’u them një gjë unë ju, këtë fitoren e Donald Trump e kam quajtur më të jashtëzakonshmen para së gjithash për shkak të censurës.
Se ajo që pësuam ne, ajo që pësoi Simoni, ajo që pësuan dhjetëra mijëra shqiptarë, ajo filloi me censurën, ajo filloi me fjalën.