U qëllua me çifte nga i afërmi në Bulqizë, 36-vjeçari humb jetën teksa transportohej me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

U qëllua me çifte nga i afërmi në Bulqizë, 36-vjeçari humb jetën teksa transportohej me helikopter drejt Tiranës

Më: 16 janar 2025 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është plagosur me armë gjahur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël mesditën e sotme në Bulqizë.

V.K., 36 vjeç,si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital

Policia thotë se veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, por grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat