Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, emergjencat civile po evakuojnë personat e rrezikuar

Shqipëria

Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, emergjencat civile po evakuojnë personat e rrezikuar

Më: 16 janar 2025 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Mesditën e sotme rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat