Berisha s’beson sondazhet: I manipulojnë! Projekti i dhëndrit të Trump? S’del kundër, por akuzon Ramën se po ndikon në SHBA

Shqipëria

Berisha s’beson sondazhet: I manipulojnë! Projekti i dhëndrit të Trump? S’del kundër, por akuzon Ramën se po ndikon në SHBA

Më: 16 janar 2025 Në ora: 15:14
Sali Berisha

Entuziast për fitoren e Tramp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përtej oqeanit, pas shpalljes non-grata 4 vite më parë, për Sali Berishën vijon të ketë vetëm lajme të këqija.

Edhe pse sondazhi i Institutit Republikan e nxjerr Berishën DISA herë më pak të besueshëm se kryeministri Rama në Shqipëri, sërish kryedemokrati beson tek nje e vertete tjeter: ajo qe eshte ne koken e tij.

Megjithatë, Berisha në raport me Tramp është i kujdesshëm, duke mos kundërshtuar asnjë veprim të tij apo familjes edhe në Shqipëri.

Keshtu Pasi mësoi se qeveria e kryeministrit Rama e shpalli investitor strategjik dhendrin e Tramp, Jared Kushner duke i hapur rrugë investimit turistik 1.4 miliardë euro në Sazan, Berisha tha se nuk është kundër projektit, por nuk harroi te akuzoje Ramën se po bën favore për të blere influence përtej oqeanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat