Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë

Shqipëria

Shtohen rastet me grip në Elbasan, mjeku: Në 24 orë kemi 200 vizita në ditë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Dy javët e para të janarit kanë shënuar edhe kulmin e përhapjes së gripit të stinës. Në Elbasan shifrat e pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut janë alarmante, pasi çdo 24 orë më shumë se 200 persona paraqiten për të marrë ndihmën e parë.

Drejtori i urgjencës thekson faktin se dyndjet vijnë edhe si pasojë e grumbullimeve përgjatë festave të fundvitit.

“Në 24 orë ne kemi mbi 200 vizita të cilat në këtë lloj stine kemi edhe raste me status febril. Këshillat që ne japim është se duhet të evitojmë grumbullimet në rastet kur kemi viroza të ndryshme dhe paraqitje, sepse edhe këto rastet që kemi tani vijnë mbas festave ku grumbullimet kanë qenë të medha”, tha drejtori i urgjencës në spitalin e Elbasanit, Ergys Miçi.

Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë moshat e treta, gratë shtatëzëna, personat e probleme të zemrës dhe mushkrive, ku shumica e tyre ka nevojë që të shtrohet në spital.

“Kemi një rritje të rasteve të cilat janë status febril, pra temperatura të cilat mund të jenë edhe rezistente. Ndonjëherë raste të cilat kanë edhe komplikacione të tilla si përshembull rastet me diagnoza shoqëruese, siç janë problemet kardiake ose pulmonare të cilat vijnë me dispne temperature të larte, të cilat më pas kanë nevojë edhe për hospitalizim”, ka shtuar Ergys Miçi.

Ndryshe nga të rriturit, tek fëmijët po dominon virusi respirator sinsincial, i cili ka rritur vizitat në qendrat shëndetësore por edhe shtrimet në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat