Familja nga Gaza evakuohet drejt Shqipërisë, fëmija 1-vjeçar shtrohet në QSUT

Shqipëria

Familja nga Gaza evakuohet drejt Shqipërisë, fëmija 1-vjeçar shtrohet në QSUT

Më: 16 janar 2025 Në ora: 18:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e kaluar, u realizua një evakuim mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza.

Zyra e OBSH ka njoftuar se fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familja e tij – babai, vëllai dhe motra – janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare, duke theksuar angazhimin e autoriteteve shqiptare në mbështetje të kësaj evakuimi.

Po ashtu, u shpreh mirënjohje për Albana Koçiun, Ministreshën e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Haki Çako, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarët nga Ministria e Brendshme për kontributet e tyre të çmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat