‘PD po shkon drejt vetëvrasjes politike’/ Lami: Misioni i tyre, përbaltja e SPAK

Shqipëria

‘PD po shkon drejt vetëvrasjes politike’/ Lami: Misioni i tyre, përbaltja e SPAK

Më: 16 janar 2025 Në ora: 20:35
Analisti Roland Lami

Rezultatet e fundit të sondazhit bënë me dije se qyetetarët përkrahin liderin aktual Edi Rama dhe ndërkohë Sali Berisha u rankua vetëm me 15 % të votave.

Analisti Roland Lami, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se PD po shkon drejt vetëvrasjes politike dhe krahasoi fushatën dhe gjendjen e PD në vitin 2005 me partinë aktuale, e cila dukshëm ka problematika të reflektuara dhe në rezultatin nga sondazhi.

“ Së pari, nuk është sondazhi i parë por janë disa sondazhe që fotografojnë në kohë të caktuar sesi janë pozitat e liderave dhe evidente është në të gjitha që PD është shumë larg mundësisë për të marrë pushtetin. Së dyti, demokratët duhet të kuptojnë që zgjedhjet e 2023 kur u fut PD në garë ishte një lloj indikatori për të kuptuar trendin në elektorat. Tani është më e qartë që lufta për kogo, godinë dhe vulë nuk është betejë më që sjell votues. Por u ka humbur beteja kryesore sesi mund te fitohen votuesit.

Unë do thoja ne qofte se 2005 merret si një moment që pd ka sibërë veten, sopt jo vetëm që nuk e bën dot por rikujton eksperiencat më të keqe. Në 2005 mblodhi të tëra figurat, tani është më e përcarë se kurrë. Sot është e nadrë se kurrë. Së treti, në 2005 ishte me duar të pastra dhe lidershipi ishte shumë pak i korruptuar. Sot e ke non grata dhe në hetim nga SPAK. PD kishte një mbështetje nga ndërkombëtaret, sot nuk vjen asnjë ndërkombëtar në zyrat e PD, asnjë zyrtar i rëndësishëm.

Në 2005 kishte një program me disa teza, sot thotë konservatore por është më populiste. E fundit është cështja me programin, në 2005 harxhoi shumë energji për të shpjeguar programin e saj,. Sot gjithë bateria e PD shpenzon sesi të mbrohet dhe sesi të përbaltë SPAK. PD për mua po shkon drejt një vetëvrasje politike.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat