Kontrollet tek "foleja" e padeklaruar e "Harabelit", Kalaja: Në banesën "sekrete" të Veliajt janë gjetur miliona € kesh dhe dokumente me vlerë

Shqipëria

Kontrollet tek "foleja" e padeklaruar e "Harabelit", Kalaja: Në banesën "sekrete" të Veliajt janë gjetur miliona € kesh dhe dokumente me vlerë

Më: 16 janar 2025 Në ora: 21:28
Erion Veliaj, Adriana Kalaja

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar ditën e djeshme një kontroll në një apartament që përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Apartamenti ndodhet në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet dhe qendra "Harabel".

Avokatja Adriana Kalaja, në një komunikim për "MCN Informacion", tha se, sipas informacionit që ajo disponon, apartamenti ka dalë nga komunikimet celulare të çiftit Veliaj dhe të tretëve, por ka qenë në përdorim vetëm nga Veliaj dhe Xoxa.

Adriana Kalaja: "Informacionet jozyrtare që kam unë, thonë se hetuesit e BKH-së kanë konstatuar se ka pasur shumë komunikime me natyrë korruptive ndërmjet Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të tretëve.

Këto komunikime janë evidentuar në aparatet celulare të sekuestruara gjatë kontrollit më 6 dhjetor. Gjatë hetimit, janë zbuluar disa fakte, përfshirë një apartament që në komunikimet e çiftit Veliaj quhet ‘apartamenti i keshit’.

Ky apartament ndodhet mbi selinë e ‘Harabel’ dhe është përdorur për sasinë 'kesh' të parave, gjë që na çon në përfundimin se bëhet fjalë për para të korruptuara dhe të pista.

Për këtë arsye, dy nga veprat që po heton SPAK janë të lidhura me korrupsionin dhe një tjetër akuzë është pastrimi i parave".

Sipas saj, vendndodhjen e këtij apartamenti e dinin vetëm Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

“Publiku ka informacion për disa apartamente që janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në ILDKPI. Sipas informacionit që mora dje, vetëm Veliaj dhe Xoxa e dinin vendndodhjen e këtij apartamenti. Tani lind pyetja: Kush ka tradhëtuar këta dhe ka kërkuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë?” shtoi avokatja Kalaja.

Ajo tha se, sipas informacionit të saj, hetuesit e BKH-së kanë shkuar në apartament, por para se ata të arrinin, Ajola Xoxa ishte larguar. 

Adriana Kalaja: "Sipas këtyre informacioneve, më është thënë që në moment që hetuesit e BKH-së, kanë shkuar në këtë aparatament shumë përpara tyre është larguar Ajola Xoxa, madje më kanë thënë që edhe janë shkëmbyer dhe këtu më lind dyshimi se mund të ketë patur edhe dekonspirim të operacionit".

Nga ana tjetër, Kalaja shtoi se, në këtë objekt janë gjetur dokumente me vlerë për hetimin, të cilat janë në dosjen hetimore kundër Erion Veliajt.

Adriana Kalaja: "Po sipas informacioneve që kam, aty janë gjetur sasi parash në miliona euro dhe dokumente me vlerë për hetimin, disa prej të cilave janë të lidhura me dosjen kundër Veliajt.

Nëse Xoxa do të kishte pasur informacion për kontrollet, apartamenti do të ishte boshatisur plotësisht. Aty janë gjetur piktura të çmuara me vlerë me miliona € dhe një kasafortë, që është  hapur me vështirësi dhe është konstatuar se ishte bosh.

Të gjithë këtë situatë e shoh si momentin e fundit, ‘të shpëtojmë sa më shumë të mundemi dhe secili të shpëtojë veten’". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat