“Është e vonuar” Luzi: Vota e Diasporës një fitore e madhe, do të jetë një sfidë për KQZ-së

Shqipëria

“Është e vonuar” Luzi: Vota e Diasporës një fitore e madhe, do të jetë një sfidë për KQZ-së

Më: 16 janar 2025 Në ora: 21:37
Lefterie Luzi

Lefterie Luzi, ish kryetare e KQZ-së tha se sigurimi i votimit të diasporës është një fitore e madhe për të gjithë këta zgjedhës. 

Luzi: Nga pikëpamje me së drejtës për të votuar është një fitore e madhe për zgjedhësit jashtë vendit, së paku ata që nuk kishin mundësi për të votuar nga jashtë vendit sepse më herët duhet të paraqiteshin fizikisht për të ushtruar të drejtën e votës.

Është bërë një luftë dhe kontestohej problemi i mosqasjes së diasporës nga vendet ku jetonin.

Për të gjithë është një fitore edhe pse është një kohë e vonë kur ka ardhur. E parë nga këndvështrimi i KQZ-së, është një sfidë shumë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat