Përparim Gjeka, Diaspora për Shqipërinë e Lirë tha se vota e diasporës është një e drejtë që është kërkuar para 4-5 vitesh qysh në 2021.
Gjeka: Kjo është një e drejtë që e kemi kërkuar para 4-5 vitesh qysh në 2021. Ne jemi një grupim në kontakt me shumë persona në botë. Rrjetet sociale janë shumë të fuqishme dhe jemi grupuar dhe bëmë të mundur këtë kalvar që u arrit vota e diasporës.
Në arritëm që ta çojmë në Gjykatën kushtetuese për të votuar, por nuk u kaluan të gjitha aktet nënligjore nga KQZ-ja dhe Parlamenti.
Ne u zhgënjyem shumë dhe po mendonim sesi mund të ndodhë një gjë e tillë. Kishte gjasa që të dështonte edhe për vitin 2025.