Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Vlorë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se si pasojë e sherrit një vajzë është çarë me gotë në fytyre dhe një djalë ka marrë plagë në kokë, ku ka disa të çara.
Gjithashtu dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe po heton për shkakun e konfliktit.