Eksperti i ekonomisë: Sazani mund të kthehet në një mini-Singapor

Shqipëria

Eksperti i ekonomisë: Sazani mund të kthehet në një mini-Singapor

Më: 16 janar 2025 Në ora: 22:01
Fatos Çoçoli

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli theksoi mundësinë e madhe që ishulli i Sazanit të shndërrohet në një mini-Singapor pas investimeve që priten të realizohen atje.

Sipas tij, ky projekt mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë.

“Ne mund të shohim në Sazan një mini-Singapor, në kuptimin që mund të kemi një investim serioz dhe një zhvillim të rëndësishëm, duke e kthyer këtë ishull në një zonë me potencial të lartë ekonomik. Pas investimeve, mund të krijohen zona ekonomike dhe mundësira për rritjen e turizmit, i cili ka marrë një peshë të madhe në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheut. Sazani ka qenë një aset i fjetur i Shqipërisë, që deri tani ka qëndruar në një gjendje letargjike, por tashmë ka mundësinë të shndërrohet në një qendër zhvillimi”, u shpreh Çoçoli.

Çoçoli tha se ky projekt mund të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e rajonit dhe mund të kontribuojë në forcimin e ekonomisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat