Drejtori i komunikimit dhe shtypit në PD, Alfred Lela ka zbuluar në studion e “Open” në News24 se Partia Demokratike dhe kreu i saj, Sali Berisha presin një “lajm të mirë” nga Shtetet e Bashkuara sa i takon përcaktimit “non-grata” të ish-kryeministrit.
Sipas Lelës, PD ruan marrëdhënie solide me Partinë Republikane në SHBA, me senatorë dhe pjesëtarë të adminsitratës së presidentit të ardhshëm Donald Trump.
Ai shtoi se “lajmi i mirë” që PD dhe Berisha presin nga SHBA mund të vijë shumë shpejt, duke dhënë edhe një afat kohor, teksa tha se ky vendim pritet para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“Partia Demokratike dhe Partia Republikane e SHBA, me senatorë dhe administratën Trump ka marrëdhënie solide. PD ka axhendën e vetë, nuk po e kundërshton në parimin e gjësë investimin amerikan, i dhëndrit të Trump apo kujtdo qoftë. PD dhe Berisha pret një lajm të mirë nga administrata amerikane ne lidhje me non-gratën, shumë më shpejt se sa mund të shihni ndonjë tullë në Sazan. Presim para zgjedhjeve një vendim”, u shpreh Lela mes të tjerash.