Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në programin ‘360 gradë’ zbuloi detaje të reja lidhur me Nuredin Dumanin ku sipas saj shumë nga historitë janë të trilluara.
Llabani theksoi se Dumani nuk iu përket të gjitha grupeve kriminale, si dhe një prej dëshmive të tij lidhej edhe me një urdhër të dhënë nga Ilir Meta për vrasjen e vëllait të një ish deputeti.
“Ky është konsideruar si një vrasës serial dhe në fakt nga harta gjeografike nuk i përket të gjitha grupeve kriminale. Shpesh herë deklaratat e tij janë marrë me shumë skepticizëm nga gjykata. Kur erdhën 80,000 faqe mbi Sky dhe Enchrochat, gjykata kanë shkuar dhe e kanë ripyetur. Shumë histori nga Dumani mendohet se janë të trilluara sepse janë përfshirë njerëz që nuk kanë pasur lidhje. Në vitin 2022 kur Dumani u arrestua, ngjarja ndodhi në Bradashesh dhe arrestimi u bë në një gjendje ku kishte marrë një plumb. Ne kemi një personazh që dëshmitë do të sjellin zbulimin e një sage vrasjesh.
Dumani është një njeri shumë i afirmuar nga bandat e Elbasanit, por edhe i mikëpritur në Elbasan. Në Shkodër nuk ka pasur shans të shkonte, as në Vlorë, as në Fier. Është përdorur nga dy grupe rivale në Elbasan. Ka informacione që Talo Cela është eleminuar nga një grup në Elbasan dhe është vrarë pabesisht gjatë një darke, në tualetin e shtëpisë ku po darkonin. Dumani ka përmendur që Iliri Meta ka paguar dikë për të vrarë vëllain e një ish deputeti dhe këtë gjë e ka me të dëgjuar dhe është e dëshmuar në prokurori, por nuk është provuar.” – u shpreh Llabani.