Çfarë interesi ka Rama në Sazan? Çipa i ashpër: Qeveria nuk jep informacion

Shqipëria

Çfarë interesi ka Rama në Sazan? Çipa i ashpër: Qeveria nuk jep informacion

Më: 16 janar 2025 Në ora: 23:31
Gazetari Aleksandër Çipa

Gazetari Aleksandër Çipa ishte i ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania teksa ka folur lidhur me investimet në ishullin e Sazanit. I pyetur se a është një investim strategjik apo politik dhe se cili është interesi i Edi Ramës në këtë rast, Çipa tha se mbi të gjitha kemi mungesë informacioni lidhur me këtë çështje.

Ai nuk e përjashton mundësinë se kryeminstri po vepron në këtë mënyrë për qëllime politike për mandatin e tij të ardhshëm.

“Kemi një informacion të pamjaftueshëm për këtë rast. Nuk e përjashtoj mundësinë e një veprimi real politik të kryeministrit. Kjo për llogari të mandatit të ardhshëm të vetes apo mundësive të tjera, në politikë këto janë të shpeshta.

Sot ka dalë lajmi për investimi strategjik në Shqipëri për ishullin e Sazanit, ndërkohë që mediat e rajonit kanë qendër të publikimeve faktin që Rusia vë impiantet e karburanteve në përdorim në Serbi, për llogari të influencës vetjake, pra gjeopolitika në rajonin tonë është faktori bazik dhe jo spontan”, tha gazetari Çipa.

Ndërkaq, ai ngre dyshimin e investimit amerikan në këtë projekt dhe sa real është ai.

“Dyshimi që kemi ne këtu është se realisht deri ku shkon investimi amerikan në këtë status strategjik që ka marrë.

Ishulli i Sazanit është një pikë strategjike e interesit ekzistencial kombëtar. Për këtë investim, duhet të kemi informacion për perspektivën e tij dhe për leverdinë kombëtare që sjell në ekonominë  e turizmit elitar”, shtoi Aleksandër Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat