Projekti për Sazanin, Manjani: Jared Kushner ndërmjetës, investimi arab

Shqipëria

Projekti për Sazanin, Manjani: Jared Kushner ndërmjetës, investimi arab

Më: 16 janar 2025 Në ora: 23:44
Ylli Manjani

Ylli Manjani ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për shpalljen si  investitor strategjik të dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

Manjani theksoi se nuk e shqetëson se kush po investon në ishullin e Sazanit, por që është e rëndësishme që çdo investim, veçanërisht në sektorin e turizmit, të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për shqiptarët dhe jo të kthehet në një efekt negativ, siç ndodhi sipas tij me rritjen e çmimeve për shkak të fluksit të turistëve.

Ai shtoi: “Po, ka pasur rritje të turistëve, por kjo ka sjellë dhe një rritje të çmimeve. Duhet që këto investime të bëhen në të mirë të vendit dhe, padyshim, duhet të realizohen.

Një tjetër pikë që Manjani theksoi ishte se sipas Manjanit Jared Kushner në të vërtetë po vepron si ndërmjetës për një kompani arabe, e cila do të bëjë investimin në Sazan. Sipas tij, kjo kompani arabe kishte tentuar të investonte në Shqipëri edhe më parë, por ishte përzënë, dhe tani po kthehet përmes Kushner si ndërmjetës.

Eksperti i ftuar, Çoçoli, e pasoi duke shpjeguar se: “Kushner është djali i një sipërmarrësi të njohur. Kompanitë që kanë ndërtuar në vitin 2021 kanë financime nga një shtet arab, por ato janë një kompani e quajtur ‘Partnerët e Mirëbesimit’, me bazë në Miami, e cila është e zotëruar nga amerikanë, përfshirë Kushnerin. Megjithatë, nuk dimë ende saktësisht se sa aksione ka Kushner në kompaninë e dytë që do të realizojë investimin në Sazan, pasi nuk kemi informacion të plotë për këtë kompani”, tha Çoçoli.

Manjani theksoi se kjo kompani arabe kishte pasur përpjekje për të investuar në Shqipëri edhe më herët, por nuk ishte pranuar. Tani, përmes ndërmjetësimit të Kushnerit, po tenton sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat