Berisha dhe sondazhet/ Nura: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

Shqipëria

Berisha dhe sondazhet/ Nura: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

Më: 17 janar 2025 Në ora: 00:39
Gazetari Artur Nura

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan pohoi se SPAK rezulton se institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%).

Më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh del në pah diferencat e madhe ndërmjet kryeministrit Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se rezultatet e sondazhit kanë treguar atë çfarë tashmë ishte e pritshme, duke nënvizuar se besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është rritur. Ndërsa sa i përket situatës politike ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kuptojë sa më shpejt realitetin dhe se nuk mund të rrijë me mendimin se mund të marrë pushtetin.

“Berisha duhet të kuptojë mirë realitetin , nëse do të vazhdojë të mos e pranojë do të ketë një qasje të gabuar. E kemi thënë që Berisha nuk është i sinqertë me veten ose nuk do të pranojë realitetin. Berisha duhet të kuptojë që pushtetin nuk e merr. Unë dëshiroj të besoj që partitë e vogla të kenë praktika të Italisë apo të Greqisë. Në koalicionet e mëparshme të PD me partinë e lirisë, ka pasur shqetësime brenda partisë demokratike, nuk kanë dashur të japin vende të sigurta për të marrë vetë. Ne e dimë që PD nuk funksionon si duhet të funksionojë. Edhe Meta edhe Berisha janë në proces penal. Edhe zotit Berisha i duhet zoti Meta sepse ka ndjeshmërinë e tij personale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat