Murati kritikon reagimet për shëndetin e Janullatos: Lutje për Greqinë, jo për shëndetin e peshkopit

Shqipëria

Murati kritikon reagimet për shëndetin e Janullatos: Lutje për Greqinë, jo për shëndetin e peshkopit

Nga: [email protected] Më: 17 janar 2025 Në ora: 09:04
Shaban Murati

Në një postim të fundit, diplomati Shaban Murati ka shprehur një kritikë të ashpër ndaj lutjeve dhe solidaritetit të shprehur nga zyrtarët shqiptarë për peshkopin grek të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, i cili ndodhet i shtruar në spital në Athinë.

Sipas Muratit, këto lutje dhe lotë, që erdhën nga Tirana, nuk janë të vërteta dhe nuk janë drejtuar për të sëmurin.

Ai i cilëson këto reagime si një akt të rremë solidariteti, i cili në të vërtetë ka si qëllim vetëm të tregojë sa shumë e respektojnë dhe duan politikanët shqiptarë Greqinë, si në qeveri ashtu dhe në opozitë. 

Postimi i plotë:

Lutjet e rreme

Të gjitha lutjet dhe lotët, që u derdhën nga Tirana prej zyrtarëve të qeverisë shqiptare dhe prej politikanëve të opozitës shqiptare për peshkopin grek të kishës autoqefale ortodokse të Shqipërisë, te shtruar në një spital të Athinës, nuk kanë lidhje dhe nuk janë për të sëmurin. Ato janë lutje, lotë dhe temenara për qeverinë e Athinës për t’i dëshmuar sa shume e duan Greqinë qeveria shqiptare dhe opozita shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat