Stabilizohet gjendja e policit që dyshohet se u vetëhodh nga lartësia në Tiranë, asnjë njoftim zyrtar nga policia

Shqipëria

Stabilizohet gjendja e policit që dyshohet se u vetëhodh nga lartësia në Tiranë, asnjë njoftim zyrtar nga policia

Më: 17 janar 2025 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Gjendja e efektivit të policisë rrugore që dyshohet se u vetëhidh nga lartësia në Tiranë është stabilizuar. Ai vazhdon të qëndrojë në reanimacion në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15 janar 2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit, teksa efektivi i Rrugores dyshohet se është hedhur nga një pallat 11 katësh në këtë zonë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht, Azbi Spahiu ka rënë mbi kabllot e internetit dhe më pas ka përfunduar në tokë.

Efektivi 57-vjeçar është dërguar në Spitalin e Traumës dhe burime bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore. Efektivi po mbahet nën monitorimin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për ngjarjen nga policia dhe Agjencia e Monitorimit AMP, e cila thuhet se e ka marrë në pyetje policin pak më herët se të ndodhte ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat