Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Në dhjetor Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë paraburgimin e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe të Ermal Kurtulajt.
Sipas SPAK, ata dyshohen se kanë abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian me të paktën 8 procedura tenderuese, duke u dakordësuar për fituesin dhe më pas kryer në mënyrë fiktive procedurën për efekt dokumentacioni.
Si edhe kanë bërë manovra dokumentare, për të fshehur lidhjet e Beqajt dhe Kurtulajt me restorantin në zonën e Kalasë në kryeqytet.