Pas hekurave prej gati 3 muajsh, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia! Rekurs në Gjykatën e Lartë të masës “arrest me burg”

Shqipëria

Pas hekurave prej gati 3 muajsh, Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia! Rekurs në Gjykatën e Lartë të masës “arrest me burg”

Më: 17 janar 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Kërkesa është depozituar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se nuk ka prova në lidhje me çështjen ÇEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Avokati u shpreh se “duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli”.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej datës 21 Tetor, teksa po hetohet nga SPAK për veprat penale “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Genc Gjokutaj: U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën.

Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së Metës dhe pastaj edhe për ÇEZ-DIA, një çështje e bazuar mbi dëshmitarë të rremë, prova të marra në kundërshtim me ligjin.

Duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat