Gjykata e Tiranës lë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjës së 81 vjeccarit Xhemal Metës.
Autori ka deklaruar para gjykatës se e ka bërë krimin dhe nuk ka çfarë shton më shumë, duke mos dhënë asnjë arsye.
Prokurori Albert Demerneli i kërkoi gjykatës që autori të qendrojë në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje me paramendim”, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël.
I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë.