Tensione në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët bllokojnë rrugën

Shqipëria

Tensione në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët bllokojnë rrugën

Më: 17 janar 2025 Në ora: 13:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Me tensione ka filluar protesta e 42-të e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Shkak është bërë mosbllokimi i rrugës para bashkisë nga ana e policisë siç ka ndodhur më herët, por këtë herë janë qytetarët ata që kanë bllokuar kalimin e mjeteve.

Sipas njoftimit, mbështetësit e PD-së kanë nisur tubimin pak pas orës 11:00, duke bllokuar dhe kalimin e automjeteve.

Para bashkisë kanë mbetur të bllokuara me dhjetëra mjete, ndërkohë që policia nuk po ndërhynë por vetëm bën thirrje me megafon për lirimin e rrugës.

Edhe gjatë javës së shkuar ndodhi e njëjta situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat