Zjarr në një banesë në Elbasan, lëndohet 80-vjeçari i cili ndodhej brenda

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Elbasan, lëndohet 80-vjeçari i cili ndodhej brenda

Më: 17 janar 2025 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkatërruar pothuajse gjithçka në banesë, ndërsa Kujtim Sulejmani, 80 vjeç, i paralizuar, ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të tjerë të lënduar.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një pajisje ngrohëse e harruar e ndezur.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat