Metaj: Nuk janë më spektatorë, por aktorë të vërtetë të vendimarrjeve politike

Shqipëria

Metaj: Nuk janë më spektatorë, por aktorë të vërtetë të vendimarrjeve politike

Më: 17 janar 2025 Në ora: 17:47
Ilir Metaj

Deputeti i PS-së, Ilir Metaj në një intervistë në Ora News u shpreh se për votën e Diasporës, emigrantët nuk janë më spektatorë, por aktorë të vendimarrjeve politike.

Metaj: Përpos faktit që jemi në një vit elektoral, puna në sesionin e ri të parlamentit do të vazhdojë të paktën përsa i përket mazhorancës të jetë e njëtja me ato në vitet në kalim.

Fokusi do jetë gjithmonë në çështjet që prekin jetën e përditshmërisë së qytetarëve.

Sigurisht që votimi i Diasporës është një e drejtë themelore dhe është një ndihmë që ata i japin Shqipërisë në pozicionin e burimit të remitancave por tashmë ata marrin një pozicion të caktuar edhe në skenën e politikbërjes.

Madje jo atë të spektatorit siç kanë qenë deri më parë, por edhe në atë të aktorit të vërtetë të politikbërjes.

Sepse tashmë me votën e tyre, kanë mundësi të shpejtojnë ritmin e integrimittë Shqipërisë në BE.

Siç e dimë tani PS edhe me platformën ‘’Deputeti që duam’’ ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kujtdo që është pjesë e Diasporës që ndjen se me eksperiencën dhe kontributin të mund të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat