“Fronti i ri opozitar shqetëson Ramën dhe Berishën”, gazetari bën deklaratën e fortë:Do jetë i frikshëm, mund të jetë..

Shqipëria

“Fronti i ri opozitar shqetëson Ramën dhe Berishën”, gazetari bën deklaratën e fortë:Do jetë i frikshëm, mund të jetë..

Më: 17 janar 2025 Në ora: 20:34
Edi Rama dhe Sali Berisha

Gazetari Poli Hoxha është shprehur se fronti i ri opozitar që po iniciojnë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj dhe faktorë të tjerë opozitarë, do të jenë ‘të frikshëm’.

Hoxha në një studio televizive ku tha se ky front me sondazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, pritet të marrë deri në 20 % të votave.

Ai tha gjithashtu se grupimet që pritet t’i bashkohen këtij fronti, bashkohen te ‘lufta’ kundër këtij sistemi, mbështetja për SPAK dhe qëndrimi euroatlantik.

“Mundësia është shumë e madhe. Unë e ndoqa edhe kronikën e zotit Shehi. Po ta shikosh të gjitha këto parti që po përpiqen të arrijnë diçka në zgjedhjet e 11 majit, këto kanë pikat e tyre kryesore të përbashkëta. Qofshin pak më majtas, qofshin populiste, qofshin djathtas. Qofshin të dala nga PD, si ajo forca e Bashës që vijon edhe gjyqin për siglën në Gjykatën e Lartë. Të gjitha këto kanë të përbashkët që janë kundër këtij sistemi, janë pro SPAK dhe euroatlantike.

Për gjërat që ata ndahen hapur nga ata, si reforma zgjedhore, lufta kundër SPAK, Berisha e thotë hapur që është kundër SPAK, ndërsa Rama e bën në metodat e tij. Dhe kjo do jetë me këtë tezë, jeni pro apo kundër SPAK dhe a duhet që ta zgjedhë deputetin populli, apo kryetari. Dhe ky front është shumë i fortë. Me sondazhet e atyre vetë, të Edi Ramës, shkon te 20 % që tani. Unë them që shkon edhe më shumë.

Por problemi është që a do të kapitalizohet dot kjo votë? Këta duhen quajtur parti alternative. Nëse këto do bashkoheshin, sepse ua imponon edhe kodi zgjedhor, këta e kanë emergjente dhe unë e përkrah thirrjen e zotit Shehi. Afati po mbaron. Unë shpresoj që do ta bëjnë. Këta i kanë shqetësuar dy të mëdhenjtë dhe kjo duket qartë, edhe Ramën, edhe Berishën”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat