Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Itali/ Eksperti: Shqipëria ka potencial, mund të kthehet në nyje energjetike në rajon

Shqipëria

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Itali/ Eksperti: Shqipëria ka potencial, mund të kthehet në nyje energjetike në rajon

Më: 17 janar 2025 Në ora: 20:56
Eksperti i energjisë Lorenc Gordani

Linja nënujore e transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali është pjesë e korridorit 8, që lidh Evropën me Bullgarinë, duke kaluar përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Abu Dhabi u nënshkrua të mërkurën marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si dhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.

Por çfarë do të thotë ky projekt madhor, për ekonominë e Shqipërisë në këtë fushë kaq të rëndësishme. Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Eksperti i energjisë Lorenc Gordani, u shpreh se vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm të burimeve natyrore, të cilat janë një bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

“Perspektiva e Shqipërisë është e qartë, vendi ka potenciale të mëdha natyrore, të cilat janë një bazë e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Kemi dhe një burim të ri, që është burim i gazit, gazit natyror”, tha ai.

Ai pohoi se aktualisht jemi në momentin që shumë vende të BE-së kërkojnë të shkëputen nga varësia energjetike që kanë me vende të tjera, marrëdhënie e të cilave nuk është e mirë për momentin.

Sipas tij, në këtë fushë, Shqipëria mund të shërbejë si një nyje e fortë në të gjithë rajonin.

“Jemi në një moment që BE, ka nevojë për energji për t’u shkëputur nga varësia që ka pasur nga importi nga vende që janë të padëshirueshme për momentin. Gjithë Ballkani Perëndimor ka potencial, pra Shqipëria mund të shërbejë si një nyje. Shqipëria ka potencialin për tu zhvilluar si një nyje energjetike, pra në një nyje e rëndësishme për të gjithë burimet natyrore që ka Shqipëria dhe rajoni, por po aq dhe më e rëndësishme është korridori energjetik që hapet duke plotësuar këtë lidhje të fundit. Linja të tilla janë shumë të kushtueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat