Çarja e digës së hidrocentralit të Bunecit, inxhineri tregon për rreziqet nga HEC-et

Shqipëria

Çarja e digës së hidrocentralit të Bunecit, inxhineri tregon për rreziqet nga HEC-et

Më: 17 janar 2025 Në ora: 21:08
Azmer Duleviç

Në një lidhje direkte për emisionin “People”, inxhineri Azmer Duleviç ka folur për ngjarjen e rëndë të çarjes së digës së hidrocentralit të Bunecit.

Duleviç theksoi se hidrocentralet e këtij lloji janë të ndërtuara prej më shumë se 10 vitesh dhe shumë prej tyre nuk disponojnë informacion të mjaftueshëm lidhur me gjendjen e tyre aktuale.

Ai shpjegoi se disa HEC-e janë afër përfundimit të kontratave dhe nuk dihet nëse janë kryer mirëmbajtje e mjaftueshme, studime për terrenin apo kontrolle të cilësisë së betonit.

“Disa nga këto hidrocentrale janë shumë të vjetra dhe nuk dimë nëse janë mbajtur në gjendje të mirë. Kjo na bën dyshues, pasi ato mund të krijojnë rreziqe. Rasti i shembjes së digës në Bunec, ku 15 mijë metra kub ujë u derdhën dhe dëmtuan rezervuarin, është një shembull i kësaj,” tha Duleviç.

Ai shtoi se ngjarje të tilla nuk ndodhin brenda një nate, por janë pasojë e mundshme e rrëshqitjeve të dheut apo lëvizjeve të bazamenteve, të cilat duhej të ishin raportuar më herët.

Inxhineri kërkoi që autoritetet përgjegjëse të ndërmarrin masa urgjente për kontrollin e situatës në hidrocentralet e tjera të ngjashme, duke u kujdesur për sigurinë e tyre dhe të mjedisit përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat