Kush është nëna që u aksidentua për vdekje në Berat, ja gjendja e fëmijës 2-vjeçar

Shqipëria

Kush është nëna që u aksidentua për vdekje në Berat, ja gjendja e fëmijës 2-vjeçar

Më: 17 janar 2025 Në ora: 21:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksidenti fatal i cili ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Dimal-Berat, në vendin e quajtur Moravë, solli si pasojë humbjen e jetës së 30-vjeçares Lavia Gjata. Burime bëjnë me dije se ajo po kalonte rrugën së bashku me foshnjën e saj 2-vjeçare për t’u bashkuar me bashkëshortin.

Në momentin e kalimit, 30-vjeçarja është goditur nga një automjet tip “BMW” me targë AC666AT, drejtuar nga shtetasi A. Tafa. Përplasja ka qenë fatale për nënën, e cila humbi jetën në vendngjarje, ndërsa foshnja që mbante në krah nuk ka marrë lëndime serioze, por është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për kontrolle të mëtejshme.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është shoqëruar në komisariatin e Beratit për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes tragjike.

Ky aks rrugor është një pikë problematike për aksidente, ku mungesa e ndriçimit rrugor dhe praninë e shumë familjeve përgjatë tij, vijojnë të përbëjnë rrezik për banorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat