Nga Mirdita ku u festua 34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në këtë zonë, Sekretari i Përgjitshem i PD Flamur Noka dhe Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë Agron Gjekmarkaj, u shprehën se PD. është në prag të rikthimit të pushtet dhe dispora do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhjet e ardhshme.
Partia Demokratike është në prag të rikthimit të pushtet dhe dispora do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Kështu u shprehen nga Mirdita Sekretari i Përgjitshem i PD Flamur Noka dhe Drejtuesi politik i Qarkut Lezhë Agron Gjekmarkaj, gjatë aktivitet të orgnizuar për 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë zonë.
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Mirditë Aleksander Lala dhe kryebashkiaku Albert Mëlyshi, kërkuan bashkimin e të gjithë faktoreve për fitoren e 11 majit.
34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Mirditë, bashkoi demokratet si asnjehëre më parë, duke dhënë mesazhin e angazhimit maksimal të të gjitha strukturave për fitoren në zgjedhjet e 11-majit.