Dy vëllezër në Vlorë, 32 dhe 34 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë goditur me sende të forta një person.
Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia:
“A. M., 34 vjeç, dhe D. M., 32 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund”, njofton policia.