Bllokuan rrugën/ Protesta e PD para bashkisë, nën hetim 5 persona

Shqipëria

Bllokuan rrugën/ Protesta e PD para bashkisë, nën hetim 5 persona

Më: 18 janar 2025 Në ora: 10:46
Klevis Balliu

Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori për 5 protestues para bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për aktivisten Adriana Kalaja dhe përfaqësuesit e opozitës Dorian Teliti, Klevis Balliu, Tedi Blushi.

Sipas policisë, këta persona kanë zhvilluar një protestë të paligjshme para bashkisë duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.”, njofton policia.

Gjatë protestës së të premtes, përfaqësuesit e opozitës vijuan sërish me sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Eksponentët e opozitës deklaruan se do të vijojnë me protestat dhe mosbindjen civile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat