Ishte tapë në timon dhe përplaset me dy automjete, arrestohet 60 vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Ishte tapë në timon dhe përplaset me dy automjete, arrestohet 60 vjeçari në Elbasan

Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Kjo pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.

Sipas policisë, 60 vjeçari ka qenë duke udhëtuar në aksin në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ku është përplasur me dy automjete të tjera.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete, me dëme materiale.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat