Përplasja me armë në Kallmet, gjykata jep dënimet për të përfshirët

Shqipëria

Përplasja me armë në Kallmet, gjykata jep dënimet për të përfshirët

Më: 18 janar 2025 Në ora: 12:30
Personat e përfshirë në rast

Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njesisë Administrative Besnik Simoni.

Ky i fundit u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.

Ndërsa Altin Marku u dënua me 20 vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të bute me 26 vite e 6 muaj burg në total.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat