Vaksina për vajzat adoleshente/ Kundër HPV, mjekët: Është në kalendarin e detyrueshëm, rritet interesi

Shqipëria

Vaksina për vajzat adoleshente/ Kundër HPV, mjekët: Është në kalendarin e detyrueshëm, rritet interesi

Më: 18 janar 2025 Në ora: 13:39
Amarilda Lushaj

Kanceri i qafës së mitrës, që shkaktohet nga virusi Human Papiloma dhe përhapet lehtë në rrugë seksuale zë vendin e 5 nga të gjitha llojet e kancerave në vendin tonë. HPV është bërë pjesë e kalendarit si vaksinë e detyrueshme që aplikohet tek vajzat e moshës 13 vjeçare.

”Në Shqipëri në 2022 më në fund është futur vaksina ndaj HPV e cila aplikohet tek vajzat 13 vjeç… dhe më pas për shkak të kërkesave të larta kemi nisur me një fushatë që është më e zgjeruar për vajzat 14-20… U morën 10 mijë doza dhe janë aplikuar rreth 9200 doza, të gjitha tek vajzat. Në 2023 kemi mbi 75% e vaksinave të mbuluara, ndërsa në 2024 jemi ende duke bërë llogaritë….”

Ndërsa mjekja Amarilda Lushaj, thote se aplikimi i HPV pranë Qendrave Shëndetësore po ndiqet mjaft me interes,  siç në fakt na e tregon edhe kjo 14 vjeçare që rastësisht abc news e takoi gjatë kohës që po injektonte vaksinën.

“Jam e informuar nga mami dhe nga doktoresha, sapo u riktheva për marrjen e vaksinës së HPV-së. Mami im ka qenë aty për çdo vaksinë.” – u shpreh 14 vjeçarja për ABC News.

Vaksina merret nga e hëna në të shtunë, gjatë fundjavave kemi parë më shumë fluks, ngaqë kjo moshë gjatë javës është në shkollë…..” – u shpreh mjekja.

Jo vetëm tek vajzat, por, edhe tek djemtë thonë specialistët duhet të aplikohet  vaksina e HPV, kjo sipas tyre nisur edhe nga interesi i lartë i vetë prindërve.

“Vaksinë gardezil, 4 valente, e cila ka variantet brenda saj 6,11, 16 dhe 18, të cilat janë ato që shkaktojn lancerin e qafës së mitrës më vonë te femrat. Por kaneri i HPV shfaqet edhe tek meshkujt, kjo është arsyeja që dëshirojm të vendosim vaksinimi jo vetëm tek femrat, por edhe tek meshkujt.”

Sipas të dhënave çdo vit në vendin tonë diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës 100 deri në 130 gra, raste të reja. Ndërsa,   sipas OBSH në vitin 2022, më shumë se 660. 000 gra u diagnostikuan me kancer në mitër në të gjithë botën dhe rreth 350.000 gra humbën jetën nga kjo sëmundje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat