Policia e Korcës ka vënë në pranga dy shtetas orët e fundit të akuzuar për vepra penale të ndryshme penale.
Një 55 vjeçar, banues në Korçë është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur në vazhdimësi ish të dashurën e tij.
Ndërkohë është arrestuar në flagrancë një 46 vjeçar banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 46 vjeç, banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këta Specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. S., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në vazhdimësi ish të dashurën e tij. ”- njofton policia.