Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Shqipëria

Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Më: 18 janar 2025 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq.

Në momentin e aksidentit, në mjetin tip Volkswagen ishin dhe dy pasagjerë, të cilët janë lënduar si pasojë e përplasjes.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Nga informacionet paraprake të lënduarit nuk shfaqin probleme për jetën por kanë dëmtime të lehta për shkak të përplasjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat