Detajet/ Aksident i frikshëm në Korçë, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga

Shqipëria

Detajet/ Aksident i frikshëm në Korçë, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga

Më: 18 janar 2025 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në fshatin Libonik të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Fatmirësisht, drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime të rënda, teksa janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, me autoritetet që ndodhem në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat