Dëmtohet sistemi i kanalizimeve të Shëngjinit, shkak një defekt në stacionin e pompave

Shqipëria

Dëmtohet sistemi i kanalizimeve të Shëngjinit, shkak një defekt në stacionin e pompave

Më: 18 janar 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Një defekt në stacionin e pompave të ujerave të ndotura të zones turistike të Shëngjinit, ka nxjerr jashtë funksioni te gjithë sistemin e kanalizimeve nga qendra e qytetit deri në Kune.

Avaria është identifikuar ditën e djeshme që vuri në levizje ndërmarrjen e Ujesjelles-Kanalizime. Për shkak të amortizimit të bazamenteve kryesore te pompave thithese dhe dërguese, të cilat janë këputur plotësisht, ka sjelle daljen jashtë funksioni të stacioni të pompave.

Defekti ndodhi në vaskën kryesore të stacionit në kuotat -11 meter nën nivelin e detit. Për të riparuar defektin ndërmarrja e Ujesjellës-Kanalizime në Lezhë ka nisur veprimet emergjente. Pavarsisht vështërsive të hasura punonjësit e kësaj ndërmarrjeje po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defektit, që sipas drejtuesve të UK-së Lezhë, është vënë në rrugen e zgjidhjes.

I kontaktuar përmes telefonit, Drejtori e UK-Lezhë, Zef Maçi, ka bërë të ditur se po synohet që defekti të zgjidhet brenda ditës së sotme në mënyrë që të rivendoset në funksion stacioni i pompave për të mos patur ndikim në largimin e ujërave të ndotura të Shëngjinit. Përshkak të kësaj avarie nuk ka patur probleme për qytetarët, kjo edhe për shkak se gjatë dimrit numri i popullsisë në Shengjin është i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat