Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë pjesë e ceremonisë së Donald Trump në momentin që ky i fundit do të marrë zyrtarisht detyrën si president i Amerikës.
Në lidhje me pjesëmarrjen e Bushatit në këtë aktivitet të rëndësishëm botëror pati një moment dyshimi duke qenë se fillimisht KQZ nuk lejoi pjesëmarrjen e tij. Shkak ishte se sistemi i ngritur online nga KQZ dha dritën e kuqe duke qenë se insititucionet kanë për detyrim të spostojnë aktivitetet e tyre në periudhën parazgjedhore që nis më 11 janar deri më 11 maj.
Ndërkohë, një tjetër element që ndaloi përkohësisht pjesëmarrjen e Bushatit në ceremoninë e Trump është edhe fakti se institucionet e kanë për detyrim të njoftojnë për aktivitete pesë ditë para se ato të zhvillohen dhe jo tre ditë më parë si në rastin e Bushatit.
Megjithatë, ishte vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi që sqaroi se duke njohur rrethanën lehtësuese si aktiviteti i rëndësisë së jashtëzakonshme për Amerikën dhe më gjerë, Bushati do të marrë pjesë rregullisht në ceremoninë e Trump.