"11 Maji", Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por për PD asgjë nuk është e pamundur

Shqipëria

"11 Maji", Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por për PD asgjë nuk është e pamundur

Më: 18 janar 2025 Në ora: 21:36
Gazment Bardhi

Në takimin me rastin e 34 vjetorit të themelimit të PD dega Fier, nënkryetari i PD, kreu i grupit dhe Drejtuesi politk i PD për këtë qark Gazment Bardhi tha se, “qytetarët e ndershëm të Fierit gjetën kurajon për të hedhur firmën e si rrjedhojë u krijua partia jonë”.

Bardhi tha se, “në ato vite të erës së frikës së persekutimit, burgosjes, shtypjes që ndjehej gjithandej në qytetin e Fierit, qytetarë të guximshëm të Fierit gjetën kurajën për të hedhur firmën e për rrjedhojë gjetën kolonën dhe u ngrit Partia Demokratike e Shqipërisë".

Bardhi: Themelimi i PD nuk ishte thjesht një tentativë për një formacion të ri politik, por mëshirimi i kurajës njerëzore për tu ngritur për ndryshim, për t'u ngritur për një jetë më të mirë, për një aspiratë që do të transformonte Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve për mirë.

Sot është një ditë krenarie për secilin prej nesh, që jemi pjesë e këtij formacioni politik, por më shumë se kaq është një ditë një moment mirënjohje për ata burra dhe gra, që me kurajën e tyre në janar të 1991 themeluan një forcë politike e cila lindi si një momentum për të ndarë rrugën e Shqipërisë nga rruga e errët ku e kishte future regjimi komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat