Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të shtunë i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku folur rreth ndryshimeve që pritet të sjellë administrata e Turmp-it.
Sipas tij presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do zhvillojë një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera të botës.
“Trump do të veprojë me iniciativë. Nëse shikojmë politikën e tij të jashtme e cila deri më tani është shpalosur në një sërë segmentesh të tjerë si çështja e Groenlandës, e Panamasë, e Kanadasë e të tjera.
Është sipas diplomatit dhe njeriut që e ndjek politikën e jashtme edhe në pozicione të caktuara, kjo është një përshtatje për të gjitha politikat agresive që fuqitë e mëdha si Kina, Rusia e të tjera mund të shkaktojnë disbalanca në atë rregull të përgjithshëm të botës.
Trump po zhvillon një politikë paralele presioni ndaj fuqive të tjera. Kur vjen për punën e NATO-s unë mendoj se Trump ka qenë njeriu që ka diferencuar fuqinë e Polonisë, në një fuqi që në idenë e tij Europa duhet të jetë një Evropë e ndarë, një Evropë që të jetë brenda funksionimit dhe aleancës me SHBA-në por me një violinë që të drejtohet nga Amerika”,-tha Nesho.