Kuvendi i rikthehet punës, seanca plenare mbahet të hënën

Shqipëria

Kuvendi i rikthehet punës, seanca plenare mbahet të hënën

Më: 19 janar 2025 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës.

Të hënën më 20 janar, Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X.

Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se seanca plenare do mbahet në orën 17:00.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e hapjes së punimeve të Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 20 Janar, ora 17:00. (Urdhër nr. 3, datë 16.01.2025, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat