Ky është 22-vjeçari që u përplas nga makina teksa lëvizte me motor

Shqipëria

Ky është 22-vjeçari që u përplas nga makina teksa lëvizte me motor

Më: 19 janar 2025 Në ora: 20:58
Fatjon Kasaj

Personi që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj nga fshati Lukovë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak pas mesditës së sotme në rrugën e lumit të Vlorës.

I riu ka qenë duke drejtuar një motor tip “Yamaha” në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga shtetasi J. K., 80 vjeç, nga Vlora.

I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë “copë copë” në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, i riu ka qenë i apasionuar pas motorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat