Pas acarit vijnë rrebeshet e shiut, ja si do të jetë moti për javën që vjen

Shqipëria

Pas acarit vijnë rrebeshet e shiut, ja si do të jetë moti për javën që vjen

Më: 19 janar 2025 Në ora: 21:18
Ilustrim

Pas një jave me temperatura të ulëta, java që vjen do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe borës në vendet malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë moti do të jetë me diell, por më pas gjithçka do të ndryshojë, duke sjellë mot me stuhi shiu dhe dëborë.

Parashikimi i motit:               

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell pothuajse gjatë gjithë javës!

•Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqendruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.

Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërprerje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

•Ditën e enjte pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.

•Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Image
Parashikimi i motit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat