Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kryetari i bashkisë Shëngjin, Salvador Kaçaj, kanë zhvilluar një takim madhështor në Athinë me bashkatdhetarët shqiptarë.
Teksa ka ndarë disa foto nga takimi me shqiptarët, Boçi shprehet se pjesëmarrja ishte impresionuese, me të rinj dhe të reja, emigrantë të hershëm dhe të kohëve të fundit.
Ai thekson se ata ishin të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit!
“Të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit! Mirënjohje e pakufijshme për mikpritjen që na bëtë!”, shprehet Boçi.
Reagimi i plotë
Sot në një takim madhështor me bashkëatdhetarët tanë në Athinë!
Në takim morën pjesë nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Luçiano Boçi, dhe ish-kryetari i Bashkisë Shëngjin, Z. Salvador Kaçaj.
Pjesëmarrja ishte impresionuese, me të rinj dhe të reja, emigrantë të hershëm dhe të kohëve të fundit. Ajo që i bashkonte ishte shpresa për atdheun e tyre. Të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit!
Mirënjohje e pakufijshme për mikpritjen që na bëtë!