Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore, eksperti: Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

Shqipëria

Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore, eksperti: Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:35
Kujtim Hoxha

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në gjykatë edhe një organizatë për pensionistët, të quajtur “Thinjat”.

Hoxha foli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë paralajmëruar të bëhen në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndërsa sqaroi se qëllimi i tyre është mbushja e hendekut mes skemës së sigurimeve shoqërore dhe shpenzimeve për pagimin e pensioneve.

Eksperti vuri theksin tek fakti që për gratë synohet që çdo vit të shtyhet pensionin me katër muaj, jo me dy muaj sa ç’është aktualisht, gjë që prek interesin e qytetarëve.

“Ndryshimet për Sigurimet Shoqërore, do të bëhen me mendimin që të përmirësohet në funksion të mbylljes së gropës mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Duhet pasur parasysh që ndryshimet e ligjit janë vetëm për këtë apo ka edhe interesa të tjera të qytetarëve. Për mendimin tim ka një përkeqësim të interesave të qytetarëve.

Bëhet fjalë për ndryshime në vjetërsinë e punës, shtimi i moshës, për gratë ishte parashikuar të shtoheshin 2 muaj në vit, tani do të shtohet me katër muaj. Duke mos paguar ka diferencë më të vogël mes të ardhurave dhe shpenzimeve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat