Policia e Vlorës ka arrestuar 80-vjeçarin, i cili aksidentoi për vdekje një 22-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”.
80-vjeçari drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.
I moshuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.