Tiranë/ Dyshohet se goditi policin, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Shqipëria

Tiranë/ Dyshohet se goditi policin, shpallet në kërkim 27-vjeçari

Më: 20 janar 2025 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Dyshohet se i riu ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, kanë shpallur në kërkim shtetasin 27 vjeç, pasi ka goditur dyshohet për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat