Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
“Informacion taze. Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 mln euro, nga akuzat për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, Luftëtar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet një vërejtje.
Kompromisi ishte rritur.
Dy kopje që firmosa i mbajnë ata.
Po jua lexoj kartolinën e mëngjesit që i dërgova organizatës kriminale SKAP.
Të gjithë veglat e diktaturës përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, tha ai, para mediave.